Aktori i njohur Sylvester Stallone ka vendosur të shesë një tjetër vilë të tijën në Los Angeles. Pasi i shiti Adele një rezidencë mahnitëse në të njëjtin qytet për 50 milionë dollarë, ai tani dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me pronën e tij të dytë në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Kjo vilë ndodhet në luginat e San Fernando dhe është blerë nga aktori i ‘Rocky’ vitin e kaluar.
Me sa duket, megjithatë, ai është penduar menjëherë për blerjen e tij dhe tani është në kërkim të blerësve. Çmimi i kërkuar është 22.5 milionë dollarë dhe, nëse shitet, do të ketë një fitim prej 4 milionë dollarësh .
Një nga arsyet e mundshme të shitjes së papritur të kësaj shtëpie është se ai u rikthye me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Flavin, dhe tani mezi jeton në këtë shtëpi në Los Angeles dhe as nuk kalon shumë kohë në qytet.
Kjo pronë ka një pallat kryesor, nje bujtine, nje vile, nje stalle dhe pemishten e saj , te gjitha pjese e kompleksit. Ekziston edhe një kopsht i madh, pishinë dhe zonë Barbecue .
Brenda, ka gjithçka që do të prisni, duke përfshirë një kinema dhe palestër .
Në dhomën e gjumit master ka një dhomë të zhveshjes dopio, një dhomë ndenjjeje, dollapë të mëdhenj dhe një ballkon privat .