“Simfonia më e bukur politike”/ Berisha çel zyrtarisht fushatën politike për koalicionin: Jeni kampionët e lirisë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, zyrtarisht ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e patjetërsueshme që kanë këto zgjedhje për vendin tonë.

Në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në stadiumin kombëtar “Air Albania”, kryedemokrati u shpreh se Rama është i tmerruar nga starti i kësaj fushate.

Ish kryeministri nuk harroi të përmendte faktin se nën drejtimin tij të dikurshëm Shqipëria u pasua nga evente kulminante si antarësimi në NATO, si dhe daljen nga arbitrazhi.

Berisha: Të dashur demokratë e demokrate, anëtarë të PL, PBDNJ, Partisë Demokristiane të pranishëm në këtë miting madhështor, të dashur qytetarë.

Të dashur kandidatë të lirisë.
Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do e nis me një falenderim të vecantë, për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të shqiptarëve. Fjalët tuaja në këtë platformë, ishin simfonia më e bukur politike që kam ndjekur ndonjëherë, kjo për faktin se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ishin hymne për qytetarin, zotime para tyre, projekte për interesat e tyre.
Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.
Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj.
Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me njëri-tjetrin ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.

Koalicioni Bashkë Fitojmë çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 Bashkive. Të pranishëm në Mitingun e sotëm janë të gjithë kandidatët në rang vendi, ndërsa fjala kryesore mbahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë edhe bashkëdrejtuesit e koalicionit.

Gara më e ethshme pritet të jetë në disa prej bashkive kryesore të vendit, si Tirana, Elbasani, Durrësi e Shkodra, ndërsa zgjedhjet pritet të shënjojnë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend, nëse Edi Rama dhe socialistët do të lëkunden nga pozitat e tyre, apo do të çojnë të qetë deri në fund mandatin e tyre qeverisës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu