“Sindi është bërë pishman që ka thënë që është e virgjër”/gazetarja komenton ngjarjet e fundit në “Për’puthen”

0

Gazetarja Fjorda Llukmani, e cila është shoqe e Julit në emisionin “Për’puthen”, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar sherrin e tij me Sindin, që është bërë virale menjëherë.

Ajo tha se nuk e ka shok të ngushtë Julin, por kanë patur një udhëtim të përbashkët në Evropë.

“Bën shaka me këdo dhe e ka bërë pa tendencë. Djemtë aty nisën duke qeshur, e kjo bëri që Sindi të reagonte ashtu. Nuk më pëlqeu reagimi i saj në fillim, por më pas thashë mos ndoshta është bërë pishman që ka thënë se është e virgjër. Sa herë që ja kujtojnë, ajo sikletoset. Sindi ka nevojë për pak pushim. Jemi popull gjaknxehtë dhe na del situata jashtë kontrollit ndonjëherë”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu