Sipas gazetarit Pedrerol, mesazhi i Mbappé është: “Mos më zemëroni!”

0

Gazetari Josep Pedrerol ka analizuar në programin ‘El Chiringuito’ mesazhin e Kylian Mbappé pas ndeshjes ndaj Lorient në Paris, ku ai ka folur edhe për të ardhmen e tij.

“Nuk e kam marrë vendimin, por ka elementë të rinj”. Cilat janë këto elementë të rinj?

“Jam i qetë, përpiqem të marr vendimin më të drejtë me të dashurit e mi. Nëse do të kisha marrë një vendim do ta kisha thënë, do ta kisha marrë. Nuk kam pse të fshihem. Dua të marr vendimin më të mirë të mundshëm,”– ka thënë ndër të tjera pas ndeshjes ylli i PSG-së, për të cilin thuhet se sezonin e ardhshëmn ai do të jetë pjesë e “los blancos”.

Sipas Pedrerolit, ajo që Mbappe dëshiron të përcjellë në këto fjalë është fakti se futbollisti nuk ka firmosur asgjë dhe se nuk duhet ta zemërojnë atë.

Edu Aguirre paralajmëroi në ‘El Chiringuito’ se “Madrilenët duhet të frikësohet. Mbappé po bën një hap prapa”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu