Sipas studimeve, ky është njeriu më i lumtur në botë

0

Kush do ta kish menduar se lumturia është garë?! Por ja që me pak hulumtim në Google mund të themi që është një person që e ka fituar një garë të tillë dhe është emëruar “Personi më i lumtur në botë”.

Ai quhet Matthieu Ricard, 75 vjeç. Ricard jeton në Nepal, në një manastir budist. Para se të bëhej murg, ai ishte shkencëtar dhe mbaroi doktoraturën në gjenetikën molekulare.

“Skanimet treguan se kur mediton për dhembshurinë, truri i Ricard prodhon një nivel të valëve gama – ato të lidhura me ndërgjegjen, vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën – të pa raportuara më parë në literaturën e neuroshkencës”, tha Richard Davidson, neuroshkencëtar nga Universiteti i Wisconsin.

Ricard mori pjesë vullnetarisht në studimin e kryer nga Universiteti i Wisconsin – Madison mbi lumturinë, duke u renditur dukshëm mbi mesataren e qindra vullnetarëve. Ndër të tjera, ai është bashkëautor i një studimi mbi trurin e medituesve, përfshirë edhe veten e tij.

Ricard ka thënë se çdokush mund të jetë personi më i lumtur në botë nëse e kërkon lumturinë në vendin e duhur. Problemi është se ne nuk veprojmë kështu. A ka një sekret lumturia e tij?

Si një murg budist, ai mediton shumë. Sipas Ricard, duke u ulur dhe kultivuar dhembshuri, mendja jonë do të ndryshojë, truri ynë do të ndryshojë dhe pastaj jeta jonë do të ndryshojë.

Të gjitha këto do të vijnë nëse i kushtojmë disa minuta në ditë meditimin. Ai shpenzon disa minuta në mëngjes me mendime të lumtura, çdo mëngjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu