Sirena e ambulancës i trembi dhe njërin e kap komshija, si dështoi në mënyrë spektakolare grabitja me armë e shtëpisë së drejtorit të shkollës

0

Dështon në mënyrë spektakolare një grabitje me armë në fshatin Zejmen të Lezhës.

Dy persona të armatosur kanë hyrë brenda një banese 3 katëshe në pronësi të Zef Therçaj, drejtor i shkollës së Mesme të Zejmenit.

Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm dhe nga informacionet e para dy personat kanë hyrë brenda shtëpisë për të vjedhur por nuk kanë mundur të marrin gjë pasi janë trembur nga kalimi i një ambulance dhe kanë menduar se ishte policia.

Mësohet se banorët kanë mundur t’i identifikojnë dhe ndalojnë njërin prej autorëve ndërsa tjetri ka arritur të largohet.

Në foto një nga hajdutët e kapur. (foto top-channel)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu