‘Situata do të dalë jashtë kontrollit’/ Tajvani: Stërvitjet e shtuara ushtarake të Kinës nuk janë normale

0

TAJVAN- Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka përshkruar aktivitetet e shtuara ushtarake të Kinës rreth ishullit si “jonormale” dhe paralajmëroi se rrit rrezikun e një përplasjeje aksidentale dhe që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Rreziqet e aktiviteteve që përfshijnë avionë, anije dhe armë do të rriten dhe të dyja palët duhet t’i kushtojnë vëmendje,” theksoi Chiu, duke folur me gazetarët.

Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra avionë luftarakë kinezë, dronë, bombardues dhe avionë të tjerë, si dhe anije luftarake dhe transportuesi kinez, Shandong, janë vëzhguar jashtë Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Pekini e pretendon si territorin e tij, shkruan Al Jazeera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu