Përkeqësohet situata te Infektivi, familjarët e pacientëve mbeten në terr: Nuk e di ku ma kanë çuar vëllanë, i kam rënë 20 herë telefonit…

0

Teksa spitali Infektiv tashmë është mbushur plot me pacientë Covid, ankthi i familjarëve të pacientëve të shtruar është i jashtëzakonshëm, për shkak se nuk kanë asnjë informacion mbi gjendjen e të afërmve të tyre.

Një qytetar, i cili ka shtruar prej ditës së djeshme të vëllanë në spital, shprehet se askush nuk i ka thënë për gjendjen e tij, ndërkohë që vetë pacienti e ka të pamundur që të hapë telefonin për shkak të gjendjes së rënduar.

Familjari kërkon që minimalisht dikush të informojë mbi gjendjen e pacientit të prekur nga Covid, por kjo nuk ka ndodhur.

‘Kam që dje në drekë që kam shtruar vëllanë, dhe nuk na thotë asnjë njeri asgjë se ku e kanë çuar. Sot në orën 3 gjoja do vijë kordinatori dhe do na thojë, nuk dimë asnjë se ku është, kjo është një çmenduri. Ku kam ngre më pacienti telefonin, i kam rënë 20 herë. Është çmenduri, nuk flet asnjë njeri, vetëm polici është këtu te dera, asnjë njeri tjetër nuk ka’, deklaron qytetari i shqetësuar për gazetaren e Fax News Fjona Çela.

“Kam djalin, vij nga Kavaja, në momentin që e kemi njoftuar na ka adhur ambulancam e kemi mbajtur një javë në shtëpi, kishte mungesë oksigjeni në gjak. Ne të tjerët nuk kemi asgjë farë”, shprehet një tjetër qytetar.

Sot u shfaq dhe një rast i paprecedentë në ambientet e Infektivit, ku një person kërkoi nxjerrjen e të afërmit të tij, për shkak se pretendonte se nuk po i bëhej shërbimi i duhur në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu