Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 740 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa, 48 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.