Situata me koronavirusin në Shqipëri, një 21 vjeçar dhe një grua shtatzënë në gjendje të rëndë te infektivi

0

Një 21 vjeçar dhe një grua shtatzënë po trajtohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet, në gjendje të rëndë për shkak të virusit të rrezikshëm.

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se një 21-vjeçar dhe një grua shtatzënë janë në gjendje të rëndë te Infektivi.

I riu trajtohet prej një muaji për shkak të komplikacioneve të rënda në mushkëri, ndërsa mosha që dominon është mbi 60 vjeç.

Gruaja shtatzënë e cila është në gjendje të rëndë klinike mësohet se është 34-vjeçare. Ndërsa dy gra shtatzëna në gjendje të përmirësuar kanë lënë spitalin ditët e fundit.

Nga 16-22 tetor 2021 janë raportuar zyrtarisht 56 fatalitete në spitalet Covid, ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë numëroheshin 22 viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu