Situata te Juve, Allegri nuk njeh fjalën dorëzim: Kur detyra është më e vështirë, bëhet më interesante

0

Maximilliano Allegri nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventus. Trajneri i njohur e ka konfirmuar diçka të tillë në një intervistë për mediat, pas humbjes dëshpëruese të torinezëve në Haifa ndaj Maccabit, në ndeshjen e Champions League.

“Dorëheqje? As që e mendoja. Kur detyra është më e vështirë, bëhet më interesante. Duhet të dalim nga situata me dinjitet, pasion dhe qëllim”, ka thënë Allegri.

Gjërat për Juventusin në Champions League sa vijnë e komplikohen dhe gjasat janë të mëdha që të eliminohen që në fazën e grupeve nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu