Situatë e rënduar nga zjarret edhe në Kosovë, shënohet viktima e parë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në raport.

Malisheva është një prej komunave që është përfshirë nga zjarret, ndërsa viktima dyshohet se ka hyrë në ambientet e stallës në momentin kur ajo ishte përprirë nga flakët.

Nuk dihet ende as mosha dhe as identiteti i viktimës, ndërkohë që edhe në Shqipëri gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën si pasojë e zjarreve në Gjirokastër.

Andrea Haxhiaj humbi jetën gjatë momentit që flakët i ishin afruar banesës së tij në fshatrat e Gjirokastër, ndërsa dëmtime serioze mori dhe bashkëshortja e tij, e cila u soll për trajtim në Tiranë, pasi kishte djegie të mëdha në pjesë të trupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu