Situatë shqetësuese për lumenjtë, reagon Balla: “Të marrim masa mbrojtëse!”

0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe përfaqësuesi politik i saj në Fier Taulant Balla kërkoi marrjen e masave për të përballuar vërshimet e lumenjve Vjosë dhe Seman. Në rrjetet sociale, Balla konfirmoi se është ngritur tashmë shtatbi i emergjencave në Fier për të reaguar për çdo situatë të vështirë.

POSTIMI I TAULANT BALLëS:
Vjosa dhe Semani po shtojnë prurjet e tyre! Prandaj na duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse. Bashkia Fier ka ngritur shtabin e emergjencës dhe po monitoron nivelin e prurjeve ne zonat pranë dy lumenjve.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar përmbytje në shumë qytete të Shqipërisë. Situata më e vështirë paraqitet në Vlorë, Fier, Gjirokastër, Berat, ku lumenjtë Vjosë, Osum dhe Drino kanë dalë nga shtrati. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka bërë thirrje për evakuim të banorëve pranë lumit Vjosë. Në Berat, vërshimi i Lumit Osum ka përmbytur banesa në Dimal dhe toka bujqësore.

Ministria e Mbrojtjes raportoi së fundmi se situata në vend është nën kontroll.

Keywords:

Aksident sot
Aksident sot 2021
Aksidenti i fundit
Aksident automobilistik
Vrasje në Tiranë
Vrasje sot
Vrasje në Laç
Vrasje në Angli
Vrasje në Angli 2021
Lajme sot News
Lajme sot në Elbasan
Lajme Albania sot
Kuvend
Berisha
Arena Kombëtare
Politikë
Partia Demokratike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu