Gentian Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.
E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty”, ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.
Gega, i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë, akuzohet për përndjekje. Të dy kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.