Richard Styles u deklarua i pafajshëm nga gjykata në Northampton, Mbretërinë e Bashkuar, pasi u ndalua në një pistë fluturimi me disa emigrantë të paligjshëm (shqiptar). Northantslive raporton se piloti kishte në avionin e tij privat disa emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte marrë në Belgjikë. Në avion ai kishte tre burra dhe një grua shqiptare, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64-vjeç. Shqptarët janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit.
Styles u ndalua gjatë një operacioni të drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. 52-vjeçari u arrestua në aeroportin Deenethorpe pranë Corby në Northamptonshire me 24 mars.
Gjatë seancës së shkurtër, Styles konfirmoi emrin e tij, datën e lindjes, si dhe u shpreh se ishte i pafajshëm.