– Mjeku Arjan Mezini kërkoi që të mos të krijohej panik për variantin e ri të virusit “Omicron”, pasi ende ka shumë pak informacione për të. Në emisionin “Open” ai shtoi se mënyra më e mirë që të shmanget përhapja e këtij virus inga Afrika e Jugut është që të shmangen grumbullimet e qytetarëve si dhe të vazhdojë vaksinimi.
“Nuk mund të nisesh nga simptomat për të bërë profilizimin e një mutacioni. Ne dimë shumë pak dhe po punohet nga autoritetet se sa i rrezikshëm është. Vend për panik nuk ka. E mbështes deklaratën e OBSH, është shqetësues derisa të kuptojmë deri sa e rëndë mund të jetë klinika e këtij mutacioni dhe thjeshtë duhet të ruajmë qetësinë, të shmangim grumbullimet dhe duhet të vaksinohemi”, u shpreh mjeku Mezini.