VLORË- Policia kufitare e Vlorës ka arritur të shpëtojë një person i cili ka rrezikuar të mbytet në det, pasi skafi i tij kishte pësuar defekt në motorr dhe rrezikonte.
Pas marrjes së njoftimit mjeti lundrues i policisë kufitare të Vlorës i ka shkuar në ndihmë skafit, i cili rrezikonte të mbytej për shkak te defektit në motor por dhe detit me dallgë.
Gjithashtu skafi është duke u tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje te mirë shëndetësore.