Skandal! Bankat shesin edhe PIN-in e aplikacioneve me lekë

0

 

Nuk ka fund babëzia e bankave në Shqipëri. Përdorin çdo lloj mundësie për të zhvatur lekë nga klientët.

Tarifave për mirëmbajtjen e kartës, transaksioneve mujore, pagave, vërtetimeve të ndryshme etj, i është shtuar edhe tarifa për PIN-in e aplikacionit që ka çdo bankë për të kontrolluar online llogarinë personale.

Shqetësimi vjen nga një qytetar në redaksinë tonë. Ai na ka dërguar edhe emrin e bankës, por për të qenë korrekt me profesionalizmin nuk po e deklarojmë emrin e saj.

Ja çfarë shkruan qytetari:
Pershendtje e nderuar redaksi. Kam nji llogari ne bank dhe atje jam pajis edhe me proceduren e kontrollit online te llogarise. Kur e hapa nuk me kërkuan gje. Por para ca ditesh nuk po e hapja dot e me thoshte se ke fut paswordin gabim. Spo ju besoja syve se une paswordin e kisha shkruajt dhe po fusja te njëjtat kode. Shkova ne banke dhe me than se po e cbllokojme se te eshte bllokuar llogaria e kontrollit online, aplikacioni. E bene dy here, une futa te njëjtat te dhena qe kisha, por jo. Me ne fund punonjësja me tha duhet te paguash 4 mije leke te vjetra te japim pin te ri. E kuptoni tani ca bejne. Edhe aplikacioni online me lek. Edhe nje kod apo pasëord me leke. Çmenduri. Po kush i kontrollon keto more njerëz se e zhvaten popullin? Po braktisini mo keto banka!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu