Një turist nga Zvicra ka rënë pre e vjedhjes pasi ishte duke pushuar në Përmet. Policia ka njoftuar se tre 17-vjeçarë me iniciale H.Ç, F.M dhe A.P i kanë vjedhur çantën e dorës turistit zviceran me iniciale D.M. Policia ka ndaluar tre të rinjtë dhe ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që turistët e huaj bien pre e grabitjeve dhe vjedhjeve teksa janë duke pushuar në vendin tonë.