SKANDAL në futbollin shqiptar! Sporti ia lë vendin dhunës, lojtarët dalin të gjakosur

0

Skandaloze është ajo që ka ndodhur ditën e sotme në Kategorinë e Parë të futbollit, në vend.

Burreli dhe Korabi barazuan 1-1 këtë të diel për javën e 11-të, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin në “Liri Ballabani”, por ajo që tërhoqi vëmendje ishin skenat e dhunës, që i zunë vendin sportit.

Lojtarët dhe stafet e dy skuadrave janë përleshur mes tyre, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga vendasit në dëm të lojtarëve të Korabit. Situata degradoi aq sa në fushë u desh të hynin dhe forcat e rendit, teksa disa lojtarë mbetën të gjakosur. Në pamjet më poshtë duket qartë se disa lojtarë janë fashuar, teksa tifozët nuk ngurojnë të ofendojnë futbollistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu