“Skandal”, në Gjermani tërbohen me arbitrin, në Spanjë të ndarë: Finale me polemika

0

Nga Gjermania në Spanjë, e deri në Angli, Real-Bayern pushtoi faqet e para të mediave sportive, mbi të gjitha për të episod që prodhoi fundi i ndeshjes, goli i anuluar i Bayern. Në Gjermani mediat nuk përdorin lojëra fjalësh:

“Skandal”, shkruan Bild.

Në Spanjë, katër të përditshmet janë të ndara, kjo ishte e pritshme. Marca dhe AS, dy mediat pranë Realit, ishin në festë:

Kjo mrekulli na dërgoi në Wembley, ishte titulli kryesor i AS.

Sport dhe Mundo Deportivo, dy të përditshmet pranë Barcelonës, kishin një tjetër këndvështrim:

“Në finale me polemika”, shkuan Sport. “Polemika epike”, ishte titulli i Mundo Deportivo. Kjo sfidë gjeti hapësira edhe në mediat angleze.

Bayern e ndjek mallkimi i Harry Kane, pasi në vitin e tij të parë në Mynih, pasi u largua nga Tottenham, sulmuesi doli sërish duar bosh, zero tituj. Këtë përballje e humbi përballë Jude Bellingham.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu