SHBA- Një ngjarje e paprecedentëështë raportuar në Florida të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet kanë njoftuar se një oficere policie e identifikuar me emrin Dianne Ferreira është vënë në pranga me akuzën për vjedhje. Ajo ka përdorur kartën bankare të një personi të vdekur dhe i ka shpenzuar për trajtime bukurie dhe luks.
Ferreira akuzohet se ka bërë fotografi të kartës së kreditit dhe identifikimit të burrit, ndërsa hestuesit po mblidhnin informacione për pacientin dhe kuleta e tij ishte e hapur.
Autoritetet nisën një hetim pasi një anëtar i familjes vuri re transaksione mashtruese me kartën e kreditit në prill. Ferreira u shkarkua menjëherë nga detyrat para se të jepte dorëheqjen.