Skandal në Vlorë! Tifozët e Flamurtarit pushtojnë fushën dhe godasin trajnerin e Besës (VIDEO)

0

Pas vërshëllimës së gjyqtarit Jorgji për përfundimit e kryendeshjes të javës së 31-të të Kategorisë së Parë në Vlorë, tifozët e Flamurtarit kanë pushtuar fushën, pas humbjes me Besën (0-2).

Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë kanë goditur trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela. Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar, ndërsa lojtarët e Besës po festonin arritjen e suksesit të tyre në anën tjetër të fushës.

Policia ndërhyri pas ngjarjes së turpshme në Vlorë.