Skandali me depozitimin e inerteve në Ali Dem, flet eksperti i mjedisit: Faji është i shtetit!

0

Një skandal po ndodh në zonën e Ali Demit, aty ku prej kohësh vijon depozitimi i inerteve që vijnë nga ndërtimi i 20 pallateve nga Kompania Kontakt.

Ndonëse është denoncuar prej ditësh ky fakt, asnjë masë nuk është marrë, gjë e cila sjell shqetësim për të ardhmen e mjedisit.

Eksperti i mjedisit, Elvis Xhaferri ka folur për për skandalin me depozitimin e tonelatave të tëra me inerteve në Ali Dem.

Eksperti i mjedisit ja vë fajin shtetit, që sipas tij nuk ka reaguar prandaj situata mbetet e njëjtë. Sipas tij, policia bashkiake nuk ka bërë punën siç duhet, përndryshe do të kishte ndaluar ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Ai ngre shqetësimin se nëse kjo situatë vijon dhe për 30 vitet e ardhshme, atëherë do të jetë e vështirë të dallojmë mjedisin nga vend-grumbullimi i inerteve.

Nuk di ku e gjejnë guximin që vazhdojnë hedhin inertet buzë lumejve. Kjo tregon mosfunksionim të strukturave shtetërore. Ai që penalizohet një herë, dy here s’ka si të vazhdojë ta bëjë. Por kjo tregon që nuk është ndëshkuar. Shkaku kryesor i kësaj gjendje është mosfunksionimi i shtetit. Shteti nuk ka bërë detyrën e vet siç sduhet për ndëshkimin e subjekteve. Nëse shteti do të bënte këtë rol, atëherë do të kishim situatë tjera. Policia bashkiake nuk e ka bërë punën siç duhet. Ndotja fillon te ajo vizualja, e dyta është ndotje kimike dhe  me shpërndarjen e tyre nga shiu mund të pushtojnë tokat bujqësore. Një ndotje tjetër është kur hidhen buzë lumejve shkaktojnë ndotje në lumë. Nëse kjo vazhdon edhe 30 vite të tjera, nuk do të dallojmë dot ku kemi natyre dhe ku kemi vend-depozitim të inerteve“,- u shpreh Xhaferri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu