Skandali me literaturën e klasës së tretë! Fëmijët prezantohen me komunitetin LGBT që në kopertinën e librit (FOTO)

0

TIRANË- Aktivisti i shoqërisë civile, Briken Fejzullai përmes një postimi në Facebook, ka treguar një skandal të publikuar në librat e shkollës fillore, konkretisht në “Gjuha Shqipe 3”.

Në kopertinën e librit, shihet një ilustrim i një magjistari me mjekër, por i veshur me një fustan me ngjyra të komunitetit LGBT.

Postimi i Fejzullait:

Gjuha shqipe sa e mirë,
sa e ëmbël zana,
me mjekra me fustana.
~ Naim Frashëri (me mjekër, pa fustan)

Të shumta kanë qenë dhe reagimet e njerëzve në postim ku shumë prej tyre duket se nuk janë dakord me paraqitjen e transgjinorëve në librat e shkollës fillore.

“Zana apo Zani eshte ky o vella??”, “Ylbera e dylbera”, “E tmerrshme!”, “Shiko emrat siper. Si mund te presesh ndonje kopertine tjeter. Kur kopertina eshte keshtu mendo brenda!”, “…..dhe me ylbera”, ishin disa nga komentet poshtë postimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu