Publikimi i pagave të 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ka bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit.
Pas një ditë të zhurmshme, sot ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Rama sot së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj do të mbajnë një konferenca për media.
Pritet që të flasin pikërisht për skandalin e pagave, një database që tregonte pagat e 630 mijë qytetarëve, duke zbuluar kështu të dhënat personale.