Skandali me pagat, përjashtohet Mimoza Seraj, Hoxha: Kërkojnë gjilpërën në kashtë

0

Anila Hoxha: Prokuroria thotë se ka nisur të pyesë zyrtarë të tre institucioneve ndërsa ditën e nesërme do të vijojmë me marrjen në pyetje të zyrtarëve nga tre institucionet, Drejtoria e Tatimeve , AKSHI dhe Inspektorati i Sigurimeve Shoqërore. U përjashtua se mund të jetë e dyshuara kryesore emri i zonjës me iniciale M.S..që u fol, por kam përshtypjen që janë duke kërkuar gjilpërën në kashtë, referuar një çështje mjaft të bujshme që nuk ka ende një zgjidhje, e njohur ndryshe ajo e patronazhistëve. Nuk pati një finale, SPAK kërkoi informacion nga kompania e ëetransfer se nga kishin dalë të dhënat, por nuk rezultoi që të ishte në bazë të të dhënave shtetërore, nuk pati një finale.