Një sulm seksual dyshohet se ka ndodhur në pallatin presidencial në Paris dhe kjo ka ngritur një hetim nga prokurorët francezë.
Sipas BBC, një ushtarake ka deklaruar se ajo është sulmuar seksualisht, pra përdhunuar në korrik pas një pritjeje zyrtare në pallatin Élysée. Presidenti Emmanuel Macron kishte marrë pjesë më herët në ngjarjen e mbajtur për stafin që po largohej.
I akuzuari, gjithashtu një ushtarak, është marrë në pyetje, por ende nuk është akuzuar zyrtarisht. Si akuzuesja ashtu edhe sulmuesi thuhet se punonin në një zyrë të personelit të sigurisë së lartë në ndërtesë dhe thuhet se ata e njihnin njëri-tjetrin.
Një zyrtar presidencial tha se sapo autoritetet të ishin në dijeni të këtyre pretendimeve, menjëherë u morën masa për të mbështetur ushtaraken. Si ajo ashtu edhe i akuzuari janë transferuar në detyra të tjera,sipas zyrtaëve të pallatit.
Vitet e fundit, një numër skandalesh seksuale kanë tronditur shoqërinë franceze. Macron është angazhuar se do e luftojë problemin e dhunës ndaj grave. Ai pritet që të garojë për një mandat të dytë në prill të vitit 2022.