Skandali te “Sanatoriumi”, Rama/Arrestimet lajm i mirë, jemi ende duke reformuar shendetësinë

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e “Tires”, ku një ditë më parë janë arrestuar dhe tre infermiere dhe një sanitare duke e çuar në pesë numrin e të arrestuarve në lidhje me marrjen e ryshfeteve në spitalin Covid 2.

Shefi i qeverisë është shprehur se arrestimi i tre infermiereve dhe sanitares tek Shefqet Ndroqi është një lajm i mirë dhe një mesazh i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në drejtimin që e shohin të arsyeshëm.

Falenderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e arrestimit te ‘Shefqet Ndroqi’, lajm i mirëËshtë një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që janë një pakicë e vogël por që janë të mjaftueshme për të ndotur rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve por dhe të performancës që vazhdon. Është një mesazh i qartë për të ardhmen pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshëm për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësore është thellimi i sistemit një reformë që ne e kemi nisur dhe jemi në kushtet që kemi një bazë solide për të hedhë hapin e madh të autonomisë spitalore dhe të motivimit të mëtejshëm në bazë të kartës së përformancës së tyre”, ka thënë Rama .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu