Skandali seksual, merr fund historia, Karim Benzema heq dorë nga apelimi

0

Karim Benzema heq dorë nga apelimi për rastin e kasetave të seksit. Sulmuesi francez i Realit, fituesi i La Ligës dhe i Ligës së Kampionëve, favorit për Topin e Artë të radhës, ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në gjyqin para Gjykatës së Apelit të Versajës të planifikuar për më 30 qershor dhe 1 korrik.

Gjithçka ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2015, kur Benzema dyshohet se i ka bërë presion ndaj Valbuenas, duke e kërcënuar se do të publikonte një kasetë me video seksuale.

Kështu, francezi akuzohet për tentativë zhvatjeje dhe u dënua nëntorin e kaluar me një vit burg me kusht, 75 mijë euro gjobë dhe 80 mijë të tjera dëmshpërblim ndaj ish-bashkëlojtarit të kombëtares, Mathieu Valbuena.

Historia merr fund pas gjashtë vitesh dhe konfirmimi vjen nga avokati Hugues Vigier për L’Equipe dhe do t’u njoftohet palëve nga Gjykata e Versajës të martën.

“Nuk është një pranim faji. Është një e vërtetë gjyqësore, por nuk është realitet. Klienti im është i lodhur nga kjo që është folur gjithë këto vite, ai gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm dhe nuk ka dashur të marrë pjesë në shantazhet ndaj Valbuenës. Kjo seancë nuk do të ndryshonte asgjë” – tha Vigier.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu