TIRANË- Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot në një konferencë për shtyp se me anë të këtij programi i kanë dhënë akses të plotë fermerëve të aplikojnë.
“Mbi 5 mijë fermerët e parë janë online duke aplikuar dhe vazhdon rritet numri për t’u bërë pjesë e Skemës Kombëtare”, tha Salla.
Fondi total i Skemës Kombëtare arrin në 5,2 miliardë lekë, ndërsa synimi kryesor është përfshirja e një numri më të madh të fermave të vogla përmes uljes së pragjeve minimale të përfitimit dhe rritjes së mbështetjes financiare





