Skena me fuoristrada dhe bershëri armësh ndaj policisë, a duheshin njoftuar qytetarët e Elbasanit?(FOTOT)

0

Një skenë reale filmi, e përballjes së bandave me policinë, ka shkaktuar panik tek qytetarët në Elbasan.

Edhe pse nuk bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, por për disa xhirime, “filmi aksion” në mes të qytetit ka zënë të papërgatitur qytetarët.

Në pamje shihen 3 makina të policisë, ndërsa një “fuoristradë” e zezë ju vjen përballë dhe aty plasin të shtënat. Përplasjes u bashkohet një makinë e tretë.

Skena të tilla, fatkeqësisht nuk janë të panjohura edhe në jetën reale për qytetarët e Elbasanit, një prej qyteteve me kriminalitetin më të lartë në vend.

Elbasani është tronditur nga ngjarje të tilla reale dhe do të ishte mirë që të njoftoheshin paraprakisht pasi mjaft u trembën, vrapuan, morën fëmijët dhe u strukën në banesa.

Kot nuk ekziston shprehja e famshme: Ne jemi aktorë dhe autorë të historisë! Dhe që të dyja janë aq pranë sa nuk gjen dallim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu