Skënderbeut i anuluan golin e barazimit, Memelli me nerva: Këta arbitra janë estradë

0

Humbja ndaj Partizanit djeg për trajnerin e Skënderbeut, që doli nga Tirana me duarbosh. Pjesa që e ka acaruar teknikun është vendimi qesharak i gjyqtarit për anuluar golin e skuadrës së tij.Në “SuperSport” ai komentoi humbjen ndaj Partizanit si të ndikuar nga arbitrit.

 

“O sa më vjen për të qeshur! Topin e ka kapur në kurriz Jan Viktor. Nuk e ka prekur me dorë, gjuan në kurriz dhe shkon në rrjetë. E dyta, arbitri ka anuluar këtë gol pa marrë sinjal nga VAR-i, e ka anuluar direkt dhe mua lojtari më ka thënë që nuk e kam prekur fare.

E ka kapur topi në pjesën e ijës. Këta që marrin vendimet duhet të më thonë edhe që prekja e Dajës në Kamëz pse nuk u dha penallti. Kjo është flagrante fare, mungon një karton i kuq të penalltia. Nuk është prekje me dorë kjo. Kjo është estradë dhe nuk di çfarë të them. Qahen për arbitra këta!

Me jepni edhe golin e shënuar të Partizanit, kush merr pjesë në aksion te goli i dytë i Carës? Merr pjesë Musta në aksion se ka ulur kokën. Rasti më flagrant është i kuqi që nuk u dha te penalltia dhe topi që kap në ije. Imagjinoni kur këto bëhen në “Air Albania”, çfarë duhet të presim në fusha të tjera?.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu