Damian Gjiknuri: Kërkuan mendim nga ministria e Energjitikës, thashë që autoriteti kontraktor; Ministria e Financave, Ekonomisë, e Drejtësisë, dhe e Energjitikës, ka dhënë këtë përgjigje; Shprehemi dakord! Pra dua të them që unë si ministri kur mora dijeni që ka iniciativë të tillë thashë ok se më pëlqente fakti që do kishte burim të ri për energjinë elektrike.
Pyetja kishte lidhje me disa elementë, problemi është se ju si ministri përgjegjëse duhet të kishit ngritur shqetësime për këtë gjë. Pjesë e skemës na del mbrapa sepse na del tani. Ju keni vënë këto kushte që janë ato që ju duhet të merrnit parasysh. Nuk janë në relacionin përkatës. Pse e votuat në këshillin e ministrave.
Damian Gjiknuri: Interesi jonë është reflektuar në kontratë nga autoriteti kontrator. Ne kërkojmë që nëpërmjet zbatimit të të gjithë legjislacionit gjthçka të monetizohej. Albtek është një ndërmarrje e krijuar për këtë qëllim, kjo ndërmarrje duhet të vijë dhe me një skemë ekonomike të ngritur. Unë merakun tim e kam hequr.
Jorida Tabaku: Ne na intereson procesi i vendimmarrjes
Damian Gjiknuri: Them janë marrë parasysh komentet e mia
Helidon Bushati: Mungesa e reflektimit në kontratë të sugjerimit që nëse do të përfitonit apo jo nga skema e rinovueshme, është gjeneza e mosreflektimit në kontratë, ndaj pyetja ime ishte përse e votuat në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Duhet të kuptoni një gjë.
Damian Gjiknuri: Kam dëgjuar këtu jo skenë krimi, më falni se po ju citoj…
Jorida Tabaku: Ironia nuk ju ndihmon, ta dini
Ermonela Felaj: Për procedurë, ju lutem, ta lëmë dëshmitarin që të flasë, do përgjigjet
Jorida Tabaku: Dëgjuam sot
Helidon Bushati: Ishte për pjesën që nuk u reflektua në kontratë…