Ndeshja mes Gjermanisë dhe Zelandës së Re për femra U-17 e vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, rezultoi e guximshme, për disa arsye. Epilogu ishte absolutisht befasues dhe i papritur.
INDI- Ndeshja mes Gjermanisë dhe Zelandës së Re për femra U-17 e vlefshme për raundin e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, rezultoi e guximshme, për disa arsye. Epilogu ishte absolutisht befasues dhe i papritur.
Sfida mes vajzave gjermane dhe zelandeze që mbyllën grupin B të kampionatit botëror, iu desh të përballej me një parashikim të paplanifikuar të motit. Moti i keq bëri një shaka të keqe për dy skuadrat, me një stuhi të fortë që goditi qytetin e Margaos.
Lojtaret dhe trajnerët menduan se në atë moment arbitrja e ndeshjes, Bouchra Karboubi do të ndërpriste sfidën, por kjo e fundit u bëri thirrje lojtareve për të vazhduar sfidën.
Pikërisht për këtë arsye lojtaret e të dyja skuadrave kanë vendosur të protestojnë. Si? duke pasuar topin me njëra-tjetrën në minutat e mbetura. Në videon që u bë virale, shihet sesi portierja gjermane arrin në mesfushë, pa asnjë presion.
Komentatori i DirecTV Sports e quajti fundin e ndeshjes: “Historik, qesharak dhe të çuditshëm”. Rastësisht, arbitrja nuk zbatoi rregulloren, pasi ata që nuk respektojnë frymën e futbollit ndëshkohen me karton të verdhë. Gjermania tashmë e kualifikuar fluturon në çerekfinale, ndryshe nga Zelanda e Re e eliminuar.
Así terminó el Alemania vs nueva zelanda por el mundial femenino sub 17 de futbol pic.twitter.com/IDifMC36Eu
— angelcaido666x (@angelcaido666x) October 18, 2022