BRITANI E MADHE- Një shqiptar që trafikonte njerëz në Britaninë e Madhe dhe i fuste në punë në lavazhe në Bucks, mund të deportohet në Shqipëri. Armond Mucmata,, 28 vjeç, është burgosur për dy vjet e pesë muaj pasi u deklarua fajtor për shkeljen e ligjit të emigracionit.
Ai fillimisht iu shmang kapjes kur Policia i bastisi bizneset e tij në Bucks në vitin 2018, por u gjurmua dhe u arrestua në Suedi në shtator, përpara se të ekstradohej sërish në Angli. Por pasi të ketë vuajtur burgun, shqiptari mund të deportohet përsëri për në atdhe.
“Mucmata ishte i përfshirë në mënyrë të qartë në një bandë krimi të organizuar me të cilën silnin njerëz nga vendet jo anëtare të BE në Angli. Jam i kënaqur që Mucmata është dënuar që do të thotë se ai nuk është në gjendje të angazhohet në një aktivitet të tillë derisa është në burg,”-tha asokohe Janey Holmes, hetuesi i çështjes.
Më 13 shkurt 2018, ditë kur u ushtruan kontrolle në të gjitha lavazhet e tij në Bucks, policia në Belgjikë përgjoi gjashtë meshkuj që ishin gati të trafikoheshin në Mbretërinë e Bashkuar, ku më i riu ishte vetëm 16 vjeç.
Marrë nga bucksfreepress.co.uk