PSG mposhti 1-0 Rennes, fal një goli të realizuar në minutën e 93-të nga Kylian Mbappe, por tifozët në vend që të festonin, shpërthyen në protesta kundër lojtarëve dhe kundër drejtuesve të klubit.
Qartësisht, tifozët e PSG janë kundër afrimeve të Messit, Sergio Ramos, apo Hakimit, fakt që e kanë shprehur në më shumë se një herë gjatë këtij sezoni.
Akuza e tyre është e drejtëpërdrejtë, gjë që lexohet në banderola:“skuadër mercenarësh, të paguar shumë dhe pa disiplinë”,- lexohet në njërën prej tyre të shpalosur në “Parc de Prince”.
Kjo protestë e tifozëve të PSG vjen në një moment delikat, pak ditë përpara sfidës kundër Real Madrid në Champions League, ndeshje e cila do të luhet në marten.





