Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici.
Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë.
“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që nuk më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”- ka thënë ai.
Hasanaga publikonte lajmet denigruese për drejtuesit e policisë në portalin “shqipnews”, i drejtuar nga shefi i Sektorit në AMP Durrës, Kushtrim Selimi dhe zyrtarja tjetër e AMP Rexhina Omeri.
Selimi i përdorte këto lajme për presion, në mënyrë që të emërohej drejtor në AMP.