TIRANË- Në media po përflitet se Sokol Balla do të largohet nga Top Channel. Shkak i të gjitha aludimeve është bërë një deklaratë e vetë Ballës. Në fund të emisionit Top Story, të enjten në darkë, Balla bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë.
Ai tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.