Sokol Balla: Ryerson e krijoi Berishën më 1992 si Frankenstein, dhe sot e “vrau”!

0

Gazetari Sokol Balla ka komentuar intervistën e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Ëilliam Ryerson, i cili komentoi vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se fakti që ky vendim u komunikua nga vetë Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, është një sinjal i fortë kundër korrupsionit.

Në një mesazh të shkurtër, gazetari Balla thekson se “Ryerson krijoi ‘Berishën’ në 1992”, ndërsa shton se foltoret e ish-kryeministrit mund të flasin kundër Bashës, por tentojnë diku tjetër.

“Ryerson doli Sorosian? Jo. Ryerson krijoi “Berishën, në 1992.

Si doktor Frankenstein në roman, ai kishte dhe të drejtën absolute ta “vriste” sot atë.

Foltoret mund të flasin kundër Bashës, por tentojnë diku tjetër. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu