“Sokol Guga e Klan Plus, super show në festën e Krishtlindjeve”

0

Një emër jo pak i njohur ne botën e showbiz-it, me nje energji të pakonkurueshme dhe me një nuhatje artistike të jashtëzakonshme. Ky është Sokol Guga, producenti e prezantuesi i cili cdo vit vjen me një risi në tregun mediatik shqiptar. Këto kohë është e vështirë ta takosh, pasi angazhimi i tij është spektakli i përvitshëm “Krishtlindje në Tiranë” të cilin Guga Production e realizon në bashkëpunim me televizionin kombëtar Klan Plus.
Ky edicion i shtatë vjen ndryshe, ndryshe sepse për herë të parë ne skenë do të ngjiten emrat e njohur të artit shqiptar por edhe nga bota e biznesit.
Artistët e këtij edicioni tashmë janë bërë publik nga producenti Guga si këngëtaria: Liljana Kondakci, Myfarete Laze, Kozma Dushi, Eranda Libohova, Redon Makashi, Fitnete Tuda, Mariza Ikonomi, Kamela Islamaj, Festina Mejzini, Xhesika Polo, Gerald Celibashi dhe artistia Alisa Luzi. Të ftuar ndërkombëtar janë, këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi, fituesja e festivalit europian EuroSong 2004 Ruslana, dhe grupi i famshëm Rednex, të cilët do të elektrizojnë sallën. Por ky edicion vjen për herë të parë dhe me 9 prezantues. Duhet thënë se është hera e parë qe në historinë e televizionit por edhe në gjininë e spektaklit, vjen një program artistik me 9 moderatorë. Sokol Guga do të ftojë në skenë, prezantuesin e autorin e mirënjohur Albert Dumani, biznesmenen e suksesshme Antonela Hako, avokatia e mirënjohur shqiptare, e cila ndiqet cdo të dielë në rubrikën e saj “Shihemi ne gjyq” Eni Cobani e cila do të ngjitet për herë të parë në një skenë të mirëfilltë, spikerin e lajmeve, ikonën e RTSH Dhimitër Gjoka, Miss Albania 95 e moderatoren Hygerta Sako, biznesmenen e fuqishme Florentia Xheka, prezantuesen e mirënjohur Silvana Brace, presidenten e Radio Televizionit 21 ne Kosovë Afërdita Saracini Kelmendi si dhe Ina Jaupi, ish studente e gazetarise dhe nje figurë e re në këtë sipërmarrje të madhe. Sokol Guga është kujdesur për të gjithë brezat që janë dashamirës të produksionit “Krishtlindje në Tiranë” duke ngjitur në skenë nga një përfaqësues të brezit të tyre. Skenografia e spektaklit i është besuar si cdo vit, mjeshtrit Bashkim Zahaj, i cili duket se këtë edicion ka hequr dorë nga teknologjia dhe do të sjell një skenografi tërësisht bazuar në konstruksionin metalik.
Stafi realizues premton një super spektakël si cdo vit, ku teleshikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin në datë 25 Dhjetor, në televizionin Klan Plus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu