Ditën e djeshme 8 marsi është festuar nga gratë dhe vajzat, të cilat kanë shfrytëzuar këtë ditë për të dalë dhe për t’u argëtuar. Këngëtarja Fifi ka qenë e ftuar në një koncert ku kishte vetëm audiencë femërore dhe ka kënduar për to në Pejë.
Por ka qenë shumë emocionues një moment kur ajo ka ftuar në skenë një prej grave nga publiku, e cila është duke u përballur me kancerin dhe ka humbur flokët. Duke u sensibilizuar me të Fifi ka hequr kapelën dhe paruken që kishte vendosur poshtë dhe e ka hedhur përtokë. Më pas e ka përqafuar zonjën duke qarë në krahët e saj. Ky gjest është duartrokitur nga të pranishmet dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.





