Sonte krijohet “unaza e zjarrit” në qiell, eklipsi diellor më i mirë i dekadës

0

Mbrëmjen e sotme do ndodhë një eklips diellor i rrallë dhe me shumë mundësi do jetë më i miri i dekadës.

Një eklips diellor unazor ndodh kur Hëna është shumë larg në orbitën e Tokës për të bllokuar plotësisht diellin, që është arsyeja pse një vijë e hollë shfaqet rreth skajeve të hënës së errësuar.

Astronomët filluan ta quajnë atë si ‘unazën e zjarrit’, por duhet të tregohemi të shpejtë sepse vetëm disa minuta duhen që Hëna të kalojë përpara diellit me eklipsin që zgjat më pak se një sekondë.

NASA ndau një video të asaj që pritet të ndodhë sot, e cila vlen për këdo që do humbasë pamjen magjike, kështu mund të krijojë një ide.

Agjencia hapësinore amerikane ka ndarë një klip që tregon se çfarë mund të shohin kuriozët nëse janë me fat.

Videoja është xhiruar në 2013 gjatë eklipsit diellor unazor atë vit në Australinë Perëndimore. Eklipsi nuk do jetë i dukshëm në çdo shtet por gjithsesi pamjet e tij do transmetohen live nga NASA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu