Sonte mësohet finalisti i parë, Luizi thirrje fansave: Ja pse duhet të votoni…

0

Sonte BBVA do të kalojë në një tjetër fazë pasi do të shpallet finalisti apo finalistja e parë e këtij edicionit të dytë, duke bërë që një banori, t’i hiqet e drejta e qëndrimit në shtëpi, deri më datë 6 maj.

Luizi i bëri thirrje teleshikuesve që ta votojnë si finalist i parë, pasi me atë zgjedhje do t’i ndryshojë jeta.

Ai tha se kjo gjë jo vetëm që do gëzoja ata që do të votojnë, por edhe vetë atë, duke qenë se shpesh herë ka përsëritur faktin se ka dëshirë të shkojë në finale dhe përse jo, të jetë fitues.

Duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu