Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka pasur një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.
Pas këtij takimi, Soreca është shprehur në rrjetin e tij social ‘tëitter’ në lidhje me bisedën që u zhvillua gjatë takimit të tyre. Soreca tha se e kishte përgëzuar kryetarin për punën e bërë dhe kishin diskutuar gjithashtu edhe për sfidat që has Gjykata në nivelin logjistik.
Luigi Soreca: Takova Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe e përgëzova atë për zvogëlimin e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e 3 vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam edhe sfidat e Gjykatës në nivelin logjistik.