Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video duke uruar këtë ditë të shënuar për bektashinjtë.
“Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!”, shkruan Meta.