Sot finalja e Europa League/ Roma dhe Sevilla synojnë trofeun

0

Sevilla synon rekordin e fitimit për herë të shtatë të trofeut të Europa League në ndeshjen finale që do të luhet mbrëmjen e sotme ndaj Romës, sfidë që zhvillohet në Budapest.
Nëse Sevilla është eksperte e këtij kompeticioni të UEFA-s përballë do të jetë Jose Mourinho, ekspert i ndeshjeve finale i cili si trajner ka fituar pesë trofe europiane.

Interesant është fakti që as Sevilla dhe as Mourinho nuk kanë humbur një finale europiane, gjithsesi trajneri i Romës do të ketë një detyrë të vështirë për të gjetur mënyrën se si duhet të fitojë finale e mbrëmjes së sotme.

“Ne duam të luajmë këtë finale. Ne e meritojmë të luajmë këtë finale. Ne po kërkojmë të jemi në formën e duhur si në trup ashtu edhe në mendje për të luftuar për këtë titull”.

Sevilla dhe Roma nuk i kanë patur punët mirë në kampionatet përkatëse dhe të dyja kërkojnë të fitojnë që të kualifikohen për në Champions sezonin e ardhshëm

“Në fund të ditës është vetëm një ndeshje, një lojë futbolli. Të dy e kemi merituar të shkojmë në finale dhe të dyja skuadrat do ta bëjnë të vështirë për njëra-tjetrën”.

Roma nuk e ka fituar kurrë trofeun e Europa League. I vetmi trofe kontinental është ai i fituar një vit më parë në Conference League. Për Sevilla është po aq i rëndësishëm pasi renditet në vendin e 11 në La Liga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu