Sot Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për 300 qelitë me qira

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për 300 qelitë me qira që Kosova do të ia lëshojë Danimarkës. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës. Në njoftim thuhet se të dy ministret do të dalin në konferencë për media, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive”,– thuhet në njoftim.

Qeveria daneze ka bërë me dije se po riformon sistemin e saj të burgjeve me 4 miliardë korona daneze (607 milionë dollarë, 538 milionë euro) për “iniciativa të reja”. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu