Sot seanca në Kuvend/ Priten tensione për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare

0
SEANCE PARLAMENTARE - Deputetet gjate nje seance parlamentare ne Kuvend, ku theksi u vendos te raportimi per punen e vitit 2020 te kater krereve te institucioneve kushtetuese si dhe u shqyrtuan disa projektligje./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - MPs during a parliamentary session in the Assembly, where the emphasis was placed on reporting on the work of 2020 of the four heads of constitutional institutions and several draft laws were reviewed.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë sot për ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, që i kanë paraprirë një debati mes palëve dhe në Konferencën e Kryetarëve.

Partia Socialiste deklaroi se do të miratojë ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Po ashtu edhe komisionin hetimor për inceneratorët. Ndërkaq mazhoranca ka deklaruar qëndrimin kundër ngritjes se komisionit tjetër hetimor lidhur me çështjen “Bechetti”.

Në rend dite, është parashikuar edhe votimi i dekretit të Presidentit të Republikës, për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë, për të cilin gjithashtu PS ka shprehur qëndrimin kundër.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.10.2021.

  1. Njoftime.
  2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për
    miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa
    ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
    Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.
  3. Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ
    me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në
    ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.
  4. Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”.
  5. Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për
    anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.
  6. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të
    burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste
    në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.
  7. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve
    administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin
    dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.
  8. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe
    mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si
    pasojë vendimin e arbitrazhit “Beçhetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.
  9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).III. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e
    përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu