Nga sot Shqipëria mbyllet që në orën 20:00/Rregullat e reja anti Covid

0

Nga sot deri më 25 shkurt Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Një ditë më parë Komiteti teknik i ekspertëve në kuadër të rritjes së numrit të rasteve të reja vendosur kufizimet e reja për lëvizjen e njerëzve, për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Gjithashtu u vendos që shkollat e mesme në 7 bashki të nisin më skenarin e tretë mësimin online deri më datë 26 shkurt.

Masat e reja anti COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.e.su.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu